Agron Bajraktari

Rektor/Profesor i rregullt
Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Prof. Dr. Agron Bajraktari

Z. Bajraktari ka mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore ku ka vazhduar edhe me studimet master dhe ne vitin 2004 ka marr titullin Doktor i Shkencave.
Ndërsa studimet master (MBA) për të dytën herë i ka mbaruar në Universitetin Staffordshire të Anglisë.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Departamenti i Industrisë së Drurit
Industri e Drurit – Tharje Druri
Dr. Sc.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Departamenti i Industrisë së Drurit
Industri e Drurit – Tharje Druri
Mr.Sc.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore
Industri e Drurit – Përpunim Druri
Inxhinier i Diplomuar i Industrisë së Drurit

Për më tepër

Prof. Dr. Agron Bajraktari është rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 7 mars 2016 nga Këshilli Drejtues i këtij Universiteti, ndërsa detyrën e rektorit e mori më 15 mars 2016. Ai është edhe anëtar i Konferencës së Rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.

Para zgjedhjes së tij rektor, Bajraktari ka qenë prorektor në Universitetin e Prishtinës (2012-2014),  anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës (2013-2016), si dhe Këshilltar Politik në fushën e pylltarisë në Qeverinë e Kosovës (2008-2012).

Në vitin 2004 u zgjodh koordinator i ECTS dhe Zhvillimit Akademik. Ndërsa, në vitin 2006 u zgjodh Shef i Departamentit të Përpunimit të Drurit. Pastaj, Bajraktari u zgjodh Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, si dhe u rizgjodh për mandatin e tij të dytë në vitin 2009.

Bajraktari është zgjedhur Ligjërues në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003, ndërsa në vitin 2006, Universiteti i Prishtinës e zgjodhi z. Bajraktarin Profesor Asistent, në vitin 2011 Profesor i Asocuar dhe së fundi, në korrik të vitit 2016 u zgjodh Profesor i Rregullt (thirrja më e lartë universitare që mund të merret në Kosovë).

Ai ka mbi 90 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare (në Amerikë, Argjentinë, Brazil, Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Rusi dhe shtete të ndryshme evropiane).  Gjithashtu, ka publikuar punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, e po ashtu, recensent në 6 revista ndërkombëtare dhe anëtar i organizatave më të rëndësishme në botë në fushën e pylltarisë dhe industrisë së drurit. Gjithashtu, pjesëmarrës në shumë komitete shkencore dhe ngjarje të ndryshme nga fusha e tharjes së drurit.

Prof. Dr. Agron Bajraktari ka publikuar tre libra nga fusha e tij e studimit (2 monografi dhe 1 libër universitar).

Studimet bachelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Industrisë së Drurit – Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2004 e mori titullin Doktor i Shkencave, ndërsa ka vazhduar për të dytën herë me studimet master në fushën e ekonomisë (MBA) pranë Universitetit Staffordshire në Angli.

Prof. Dr. Agron Bajraktari flet gjuhën angleze, italiane dhe atë gjermane.

U lind më 13.05.1974 në Skenderaj.

Jeton në Prishtinë (Kosovë), me gruan Fatimen, vajzën Ensara dhe djalin Drenin.

This post is also available in: English