Afrim Loku

Prorektor/Profesor i asocuar
Adresa:

St. Rexhep Bislimi, p.n. 70000 Ferizaj, Republic of Kosovo.

Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku

Prorektor për Buxhet Financa dhe Infrastrukturë

Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku ka mbaruar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, ndërsa ne vitin 2004 në të njejtin universitet ka mbaruar edhe studimet pasuniversitare duke fituar titullin “Magjistër i Shkencave Ekonomike”.

Në vitin 2010 ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Shtetëror “Kiril e Metodij”, në Shkup dhe ka fituar titullin “Doktor në Menaxhment”.

Nga viti 2000 deri 2001 ka punuar si Asistent Financiar në OSBE, pastaj nga shtatori 2001 – 2004 ka qenë në pozitën e Drejtorit Operativ dhe Zëdhënësit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga viti 2005 deri 2010 ka qenë i angazhuar në pozitën “Specialistit i Kontabilitetit” në Departamentin e Logjistikës në Kampin Bondsteel. Njëkohësisht, gjatë periudhës 2006 – 2012 ka qenë i angazhuar edhe në procesin arsimor në disa kolegje, në Universitetin Publik të Prishtinës dhe atij në Prizren.

Prej vitit 2010 deri 2012 ka punuar ne Bankën Ekonomike, në pozitën “Kordinator për Planifikim dhe Organizim”, ku ka realizuar një përvojë në botën dhe politikat bankare me interes për karrierën e tij.

Në vitin 2012 është zgjedhur Ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj.

Ne vitin 2013 është zgjedhur Prodekan për Mësim në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, pranë Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, në nëntor të vitit 2014 është emëruar në pozitën e Dekanit në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, pranë Universitetit të Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur Anëtar i Bordit Drejtues të PTK-së dhe Kryesues i Komitetit të Auditimit pranë kësaj korporate, ku ka qëndruar për 3 vite.

Ka një numër të konsiderueshëm trajnimesh dhe prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, gjithashtu ka publikuar punimet në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor.

Flet anglisht, serbokroatisht.

This post is also available in: English