Stafi Akademik dhe Studentët për mobilitet nga UShAF

Lajmet nga Stafi Akademik & Studentët për mobilitet në UShAF

Rektori Bajraktari po qëndron në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar që UShAF ka me këtë Universitet (në kuadër të programit Erasmus+).

“Falë angazhimit të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ të UShAF, unë po ndjekë studimet në Universitetin e Ekologjisë dhe Menagjmentit në Varshavë, përkatësisht në profilin Arkitekturë e Interierit. Sistemi i mësimit këtu është shumë i kuptueshëm, mirëpo ajo çfarë po na ndihmon më së shumti është vetë prania në këtë pjesë të Evropës, si dhe mundësia për të parë nga afër dhe analizuar arkitekturën, stilet e interiereve që mbizotërojnë në këto qytete.

Lorita Rama
Studente në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Lista e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Prof. Dr. Bujar Pira 


Prorektor për Marëdhënie me Jashtë dhe Sigurim të Cilësisë
bujar.pira@ushaf.net

Fatime MUSliu

Zyrtare për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UShAF
fatime.musliu@ushaf.net