Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 18.08.2020 deri më 28.08.2020 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e shtatorit 2020.

Studentët duhet t’i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitjen e provimeve.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Provimet e afatit të shtatorit fillojnë nga data 01.09.2020 deri më 18.09.2020.

Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it, konform vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve, duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.

Studentët e nivelit master, të cilët paguajnë për paraqitjen e provimeve, fletëpagesën mund t’a dërgojnë edhe të skanuar në e-mailin zyrtar: sherbimistudentor@ushaf.net.

Ferizaj, 18.08.2020
NGA ADMINISTRATA QENDRORE