Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, të cilët për arsye të ndryshme kanë mbetur pa e regjistruar semestrin veror për vitin akademik 2019/20, se regjistrimin mund t’a bëjnë nga data 08.04.2020 e deri më 10.04.2020.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ku Qeveria e Kosovës me vendim ka pezulluar punën në Institucionet Publike, përfshirë edhe Arsimin e Lartë përkatësisht Universitetet, ku ligjëratat po mbahen në mënyrë virtuale, ju njoftojmë se edhe regjistrimi i semestrit në afatin e lartëshënuar do të bëhet në formë elektronike sipas udhëzimeve në vijim:

• Studentët e vitit të parë, të cilët semestrin e regjistrojnë pa pagesë, vetëm i regjistrojnë lëndët në SMU, e shkarkojnë fletëregjistrimin dhe e dërgojnë me e-mail te Zyrtarja e Shërbimit të Studentëve, Besa Rexhepi, e-mail: besa.rexhepi@ushaf.net

• Studentët të cilët semestrin e regjistrojnë me pagesë, përveç regjistrimit të lëndëve në SMU dhe shkarkimin e fletregjistrimit, duhet që fletëpagesën e semestrit pasi t’a paguajnë në bankë apo në ndonjë subjekt tjetër financiar, të njejtën në formë të skanuar ose të fotografuar t’a dërgojnë me e-mail në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.

• Fletregjistrimin e shkarkuar dhe fletëpagesën e skanuar ose të fotografuar, duhet t’a dërgoni me e-mail te Zyrtarja e Shërbimit të Studentëve, Besa Rexhepi, e-mail: besa.rexhepi@ushaf.net

Ferizaj, 07.04.2020 NGA ADMINISTRATA QENDRORE