Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës

Në kuadër të këtij fakulteti ofrohet programi i studimeve Inxhinieri Industriale me Informatikë, në ciklin e parë, pra në bachelor, programi i studimeve në Informatikë të Aplikuar, në ciklin e parë, pra në bachelor, si dhe programi i studimeve në Inxhinieri dhe Informatikë, në ciklin e dytë, pra në master.

Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive. Këto programe u ofrojnë studentëve përvetësimin e shkathtësive adekuate për fushën e tyre të profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen. Kjo mundësohet përmes ambienteve moderne të punës, pra laboratoreve dhe pajisjeve moderne, si dhe përmes bashkëpunimit me kombani e institucione kombëtare e ndërkombëtare.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

L A J M Ë R I M

Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 27.05.2022 deri më 31.05.2022, ora 16:00, bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2022. Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve. Luten studentët që të respektojnë […]

This post is also available in: English