Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit ofron program të studimeve në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të Mobilieve, në ciklin e parë, pra në bachelor, program në Dizajn dhe Konstruksion të Produkteve nga Druri, poashtu në ciklin e parë, pra në bachelor, si dhe program në Arkitekturë dhe Dizajn të Interierit me Prodhime nga Druri, në ciklin e dytë, pra në Master. Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi (ECTS), të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Fakulteti ka një staf të kualifikuar, ka ambiente moderne të punës, si dhe laboratore e pajisje moderne, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin, të cilin do ta ushtrojnë në të ardhmen.

Lorita Rama, Studente në vitin e tretë në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në programin e studimeve Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve:

“Falë angazhimit të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ të UShAF, unë po ndjek studimet në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë, përkatësisht në profilin Arkitekturë e Interierit, mundësi kjo që mu dha në kuadër të programeve të mobilitetit.

Resul Qorrolli, student në vitin e tretë në programin e studimeve Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve:

Organizimi i panaireve dhe ekspozitave me kompanitë private, në kuadër të Universitetit, më kanë dhënë mundësi të mira punësimi qysh në fillim të studimeve. Puna praktike e realizuar në semestrin e tretë të studimeve, në një studio projektuese, më mundësoi që nga semestri i katërt të filloj me punë të rregullt në po të njejtën kompani. Prandaj mund të them se jam i lumtur që përzgjodha Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në UShAF dhe bëra zgjedhjen e duhur për të ardhmen time.”

Lorita Rama përfundon studimet me projektin “Dzajnimi i vilës në stilin modern”

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), vazhdimisht po tregojnë suksese në tregun e punës. This post is also available in: English

This post is also available in: English