LAJMET E FUNDIT
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova po feston ditën më të madhe të historisë, Ditën e Pavarësisë. Dhe, si çdo 17 shkurt, përkulemi para heroizmit tëatyre që ranë nëpër beteja brez pas brezi për të sjellë lirinë nëtrojet tona.
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në të dy nivelet e studimeve ( bachelor dhe master) se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 02/64 të datës 12.02.2021, do të lirohen nga pagesa për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21 si në vijim:
UNIVERSITETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ - ARRITJET
QËNDRO I INFORMUAR ME NE
Regjistrohu tani për të marrë informatat javore, materiale edukative, kurse të reja, postime interesante, libra të njohura dhe shumë më shumë!
PROGRAMET MË TË KËRKUAR
[stm_featured_products meta_key=”category” category_id=”fakulteti-i-arkitektures-dizajnit-dhe-teknologjise-se-drurit” per_row=”4″ order=”ASC” orderby=”title” show_price=”” hide_price=”true” hide_rating=”true” hide_comments=”true”]

Prof. Adj. Prof. PD Dr. Alexander Petutschnigg
Bashkëpunimi ynë me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka filluar qe më shumë se një dekadë dhe detyrat që zgjidhim bashkërisht kanë rëndësi të madhe. Rezultat i këtij bashëpunimi të suksesshëm është respekti i ndërsjellë, gatishmëria për të ndihmuar njëri-tjetrin, si dhe sinqeriteti i dyanshëm për të mësuar nga njëri-tjetri. I jam mirënjohës Rektorit Bajraktari dhe ekipit të tij për frymëzimin, motivimin dhe detyrat që kemi ndarë. Mezi pres të ballafaqohemi me sfida të reja e të realizojmë projekte edhe në të ardhmen. Është kënaqësi dhe nder për mua të jem pjesë e kësaj historie të suksesit.”

Prof. PhD Mag. Michael Ebner,
“Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të trajtojmë sfidat e së ardhmes. Bashkëpunimi në një ekip interdisiplinar dhe në kontekst ndërkombëtar, do të jetë motivimi kryesor për bashkëpunim në të ardhmen. Do të jetë poashtu i nevojshëm, normalisht nëse dëshirojmë të arrijmë rezultate të mira. Në institucionin tonë partner në Ferizaj, viteve të fundit, kemi vërejtur një zhvillim emocionues në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Në vitet në vijim, ky është themeli për zhvillim e inovacion në rajonin e Ferizajt dhe në mbarë Kosovën. Është koha të kemi synime të mëdha dhe t’i tregojmë botës se çfarë është e mundur”.

Driton Emini
“Vizitat e shpeshta në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kanë rëndësi më të madhe se sa ndarja e përvojës time në fushën e menaxhmentit dhe teknologjisë me një staf akademik dhe studentë të mrekullueshëm . Në një mënyrë është sikur “kthim në vendlindje” dhe kjo është më e pakta që mund të bëjë për studentët e vendlindjes time. Me të vërtet ndihem falënderues ndaj menaxhmentit të UShAF që më dhanë mundësinë që të jem pjesë e këtij stafi shumë motivues.”

Prof. Dr. Arsim Bajrami
Me kreativitetin e prezantuar përmes këtyre punimeve, ju studentë të dashur edhe një herë po dëshmoni se jeni me talent të veçantë dhe se në të ardhmen çdo kompani e biznesit do të ketë kënaqësinë që ju të jeni pjesë e saj. E pse jo ju patjetër do të jeni të zotë të jeni lider të së ardhmes, të krijoni bizneset e juaja, të jeni menaxher të suksesshëm.

Maura Sweeney
Jam shumë e nderuar që më është dhënë mundësi për të ligjëruar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj për të ndarë përvojën time si një ambasador i lumturisë në temën “Avancimi profesionale”.

Prof. Asoc. Dr. Hamza Çinar
Unë jam shumë i kënaqur me cilësinë që ofrojnë studentët të jem i sinqertë unë nuk kanë pritur se ata janë në rrugë të mirë për të dizajnuar janë me të vërtetë të talentuar.