Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobileve – Baçelor

Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve – Bachelor

Ky program është i fokusuar në zhvillimin e shkencës së drurit, përmes përdorimit të tekonlogjisë dhe aplikimit të praktikave më moderne, të cilat zbatohen në ditët e sotme, jo vetëm në Kosovë, po në mbarë botën. Shkathtësitë që studentët do t’i zotërojnë janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Qëllimi
Me ndërlidhjen e mësimit teorik e praktik, me angazhimin në laboratore si dhe me realizimin e projekteve të ndryshme, programi ka për qëllim t’u ndihmojë studentëve të zotërojnë shkathtësitë adekuate, të cilat i përgatitin ata jo vetëm për tregun kombëtar, po edhe për atë ndërkombëtar.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët të kenë sukses në të ardhmen, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të zhvillojnë konceptet themelore në dizajn dhe arkitekturë të interierit, si dhe të inxhinierisë së prodhimit;
  • të njohin matetialet nga druri dhe teknologjitë e përpunimit të tyre;
  • të zhvillojnë dhe dizajnojnë produkte të përshtatshme për treg (përfshi hulumtimin e tregut, planifikimin, dizajnimin, kalkulimin etj); dhe
  • të aplikojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në hartimin e një punimi/ projekti kërkimor.

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • dizajnimin e produkteve nga druri,
  •  dizajnimin e interierit,
  • mësimdhënie në institucione fillore dhe të mesme teknike,
  • studio projektuese,
  • procesin edukativo-arsimor,
  • ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit, ose
  • biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Urimi i rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova po feston ditën më të madhe të historisë, Ditën e Pavarësisë. Dhe, si çdo 17 shkurt, përkulemi para heroizmit tëatyre që ranë nëpër beteja brez pas brezi për të sjellë lirinë nëtrojet tona. This post is also available in: English

This post is also available in: English